Z. Frauke Ludowig ndihmon fëmijët e Kosovës me 14.675,00 €

Moderatorja e njohur e Televizionit RTL- z. Frauke Ludoëig ndihmon fëmijët e Kosovës me një donacion të konsiderueshëm.Në dy manifestime mediale – mjetet e mbledhura nga pjesëmarrja e saj iu dedikuan shoqatës Nëna Tereze Gjermani.
• Si mysafirë në emisionin Talk-im-bock te Bernd Dassel në Leutkirch/Allgäu nga pjesëmarrësit në sallë janë mbledhur 675,00 €.
• Në emisionin e Pilawas großes Geschichtsquiz“ në televizionin e ARD në moderim të Jörg Pilawa zonja Ludowig përmes përgjigjeve në këtë Quiz zonja Ludowig ka mbledhur një fond prej 14.000,00 € shumë të cilën ia ka donuar shoqatës Nëna Tereze Gjermani.
Me kënaqësi të veqantë vlerësojmë angazhimin e zonjës Ludowig për fëmijët e sëmurë të Kosovës.
Donacioni dhe angazhimi i saj për shoqatën janë një motivacion i madh që edhe në të ardhmen të angazhohemi e të ndihmojmë fëmijet e sëmurë, të cilët pa ndihmën tonë nuk mund të zgjedhin nevojat e tyre.
Në emër të shoqatës dhe në emrin e fëmijëve të sëmurë të cilët ne i ndihmojmë, falenderojmë përzemërsisht zonjën Ludowig.
E falenderojmë edhe televizionin publik gjerman ARD për organizimin e emisioneve të tilla në të mirë të njerëzve në nevojë. Poashtu falenderojmë z. Bernd Dassel, i cili me emisionin e tij i mundëson shikuesve në sallë të japin donacione për projekte të shumta.