Notice: Constant _DEBUG already defined in /var/www/vhosts/mteresa.org/httpdocs/lib/DBG.php on line 34 Mutter Teresa - Chuv

Centre Hospitalier Universitaire Vaudois (CHUV)

•    Në CHUV - Lozanë, brenda një viti mundësohet shërimi i rreth 20 fëmijëve kosovarë
•    Në CHUV - Lozanë, për gjashtë vite kanë gjetur shërim mbi 100 fëmijë nga sëmundje të rënda të zemrës dhe sëmundje tjera që nuk gjejnë shërim në Kosovë.
•    Fëmijët kosovarë trajtohen pa dallim, si gjithë fëmijët tjerë zviceran
Në baza humanitare, mjekët nga CHUV udhëtojnë në Kosovë, kontrollojnë fëmijët dhe vendosin për rastet më urgjente për operim
•    Shtëpia e banimit - Intervalle - është vetëm 100 metra afër spitalit dhe ofron akomodim komod për nënat dhe fëmijët.
•    Mjekët, motrat dhe personeli tjetër i CHUV, kujdesen në mënyrë profesionale dhe pa u lodhur për pacientët tanë.
•    Specializimi i mjekëve në degët e kirurgjisë së zemrës dhe leukemisë
•    Bashkëpunimi në mes CHUV, NTGJ dhe zyrës ndërlidhëse zvicerane e gjermane në Prishtinë është i shkëlqyeshëm ( të gjitha rastet kryhen me mirëkuptim dhe pa pengesa administrative)
•    Bashkëpunim i ndërsjellë mes mjekëve-kardiologë të Prishtinës me CHUV dhe "Nëna Tereze - Gjermani"
•    Përkujdesje profesionale për fëmijët pas kthimit në vendlindje nga kardiologët kosovarë.
•    Shërimi i fëmijëve kosovarë mundësohet me çmime humanitare - vetëm 287 CHF në 24 orë

Spitali i Schwabingut - MYNIH

Në këtë spital të Munihut, në dy vitet e fundit kanë gjetur shërim dy fëmijë kosovarë. Edhe pse shpenzimet e shërimit janë shumë të larta, ky spital ka mundësuar shërimin me çmimin 20 për qind më të lirë se tarifa normale.
Ekziston një bashkëpunim i ndërsjellë në mes shoqatës dhe këtij spitali. Modusi arkitektonik i ndërtimit të Repartit të Leukemisë, është adaptuar nga Reparti simotër në këtë spital.
Mjekët dhe udhëheqja e këtij reparti janë të gatshëm të ndihmojnë në specializimin e kuadrove kosovare, si dhe të shkojnë kohë pas kohe në Prishtinë për të këmbyer përvojat me mjekët kosovarë.
© Mutter Teresa Deutschland e.V.